40 të dyshuar janë arrestuar pasi kanë vjedhur nga shtëpitë e dëmtuara në Hatayin e goditur nga tërmeti. Janë kapur edhe dy të dyshuar, të cilët janë prezantuar si punonjës të ndihmave humanitare dhe kanë vjedhur 6 kamionë me ushqime të dërguara për viktimat e tërmetit.
Duke përfituar nga tërmeti, të dyshuarit u futën në ndërtesat e dëmtuara dhe vodhën gjësende nga aty. Policia ka se i ka identifikuar 40 personat të cilët kishin hyrë nëpër dhjetëra shtëpi, raportoi CNNTurk.
Policia ka gjetur në automjetet e tyre një sasi të madhe stolish, kartela bankare, mijëra lira, 11 mijë dollarë, gjashtë pistoleta, tri armë gjahu, 20 telefona dhe tetë kompjuterë.
Po ashtu, gjeti edhe gjashtë kamionë me ushqime të cilët ishin dërguar për të prekurit nga tërmeti në Hatay.