RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Von der Leyen: Mbikëqyrja e Mesdheut duhet të rritet

von-der-leyen:-mbikeqyrja-e-mesdheut-duhet-te-rritet

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se mbikëqyrja në det dhe nga ajri duhet të rritet në Mesdhe për të luftuar kalimet e parregullta të migrantëve.

Deklarata e Von der Leyen erdhi gjatë një vizite në ishullin e vogël italian të Lampedusas për t’u njohur nga afër me krizën e migracionit.

Mijëra migrantë kanë mbërritur ditët e fundit nga Afrika e Veriut, duke bërë që këshilli lokal të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Von der Leyen konfirmoi mbështetjen e saj për eksplorimin e opsioneve për të zgjeruar misionet ekzistuese detare në Mesdhe ose për të punuar në misione të reja.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni bëri thirrje për një operacion evropian të menjëhershëm, për të ndaluar anijet e migrantëve në rrugën e tyre.

Nga këndvështrimi i saj, parandalimi i nisjes së migrantëve është e vetmja zgjidhje për situatën aktuale. /atsh

Related posts

Emaili i Pentagonit për pezullimin e Spanjës, NATO: Nuk ka asnjë dispozitë për përjashtimin e aleatëve nga aleanca

admin

Rusia nis manovrat ushtarake në detin Baltik, do marrin pjesë rreth 6000 ushtarë dhe 30 luftanije

admin

SHBA-ja do të presë takimin e financave të G20-ës në Karolinën e Veriut nga fundi i gushtit

Hevzi