RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Von der Leyen paralajmëron përshkallëzim të krizës energjetike

von-der-leyen-paralajmeron-pershkallezim-te-krizes-energjetike

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen paralajmëroi sot për një përshkallëzim të krizës energjetike ndërsa Bashkimi Evropian vazhdon qëndrimin e tij me Rusinë për pushtimin e Ukrainës.

”Meqenëse Rusia tashmë ka ndërprerë plotësisht ose pjesërisht furnizimin me gaz për 12 vende anëtare (të BE-së), ne të gjithë duhet të përgatitemi për situatën më të keqe”, tha Von der Leyen për gazetën spanjolle ”El Mundo”.

Rusia kohët e fundit ka pezulluar dërgesat e gazit në disa vende të BE-së, përfshirë Poloninë, Bullgarinë dhe të shtunën, Letoninë, për refuzimin e tyre për të paguar për dërgesën në rubla.

Kërkesat e monedhës për pagesat e gazit janë të lidhura me përpjekjet e Kremlinit për të lehtësuar ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës.

Rusia gjithashtu ka penguar dërgesat në Gjermani, fuqia ekonomike e BE-së, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes që shihen si hakmarrje ndaj sanksioneve perëndimore.

Rritja e shqetësimeve për energjinë e shtyu bllokun të binte dakord për një plan emergjent të gazit dimëror javën e kaluar.

”Këto masa janë për të ndihmuar për të përmbushur nevojat tona të furnizimit në dimër”, tha Von der Leyen.

“Në vetëm një javë, BE ka rënë dakord të ndërmarrë një hap vendimtar dhe të paprecedentë për të kundërshtuar kërcënimin e Putinit për të ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz”, tha ajo.

Spanja, ashtu si vendet e tjera të BE-së, fillimisht kundërshtoi planin e emergjencës, por e miratoi atë pasi kishte siguruar koncesione. /atsh

Related posts

Mes 4 djemve të vrarë në luftë, Sheremet Sejdiu: Nuk gjeta rrugë tjetër, iu pshteta Zotit

rezart morina

INSTAT: 1 038 lindje më shumë sesa vdekje në 3 muajt e fundit 2023

admin6

Gruaja e Navalny-t dyshon në vdekje e burrit të saj, thotë se informacionet vijnë vetëm nga burimet shtetërore ruse

admin