Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka votuar në një prej qendrave të votimit në Surrel i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Pas votimit në një deklaratë për mediat Rama tha: “Besoj janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë, tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë që në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat. Shpresoj që të kthehen për të votuar në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë në gjithë Shqipërinë.”