RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Votuesit i japin presidentit pushtet pothuajse të pakontrolluar në Tunizi – VIDEO

votuesit-i-japin-presidentit-pushtet-pothuajse-te-pakontrolluar-ne-tunizi-–-video

Tunizia ka votuar për t’i dhënë presidentit të vendit kompetenca të reja gjithëpërfshirëse, në një lëvizje që kritikët thonë se rrezikon rikthimin e sundimit autoritar në vend, shkruan BBC të mërkurën.

Më pak se një e treta e tunizianëve votuan në referendum, me 94.6% të atyre që votuan mbështesin planet për t’i dhënë presidentit Kais Saied pushtete të reja të gjera.

Por grupet opozitare, të cilët bojkotuan votimin, thanë se rezultatet ishin “jo të besueshme” dhe “të fryra”.

Saied ka pohuar se ndryshimet do të thyejnë paralizën politike të Tunizisë.

64-vjeçari tashmë ka qeverisur me dekret që në këtë kohë të vitit të kaluar, kur ai vendosi në mënyrë dramatike pezullimin e parlamentit dhe shkarkimin e qeverisë.

Kushtetuta e re e Tunizisë do t’i jepte kreut të shtetit kontroll të plotë ekzekutiv, komandë supreme të ushtrisë dhe aftësinë për të emëruar një qeveri pa miratimin e parlamentit.

Kjo do të dobësonte gjithashtu gjyqësorin e Tunizisë dhe do të hiqte kontrollet mbi kompetencat e presidencës. /koha

Related posts

Gara Harris-Trump/ Muaji i fundit i fushatës për Shtëpinë e Bardhë, dy kandidatët vazhdojnë takimet intensive! Çfarë tregojnë sondazhet

admin

Rritet në 41.638 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

admin

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Hevzi