Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndaluar një shofer të moshës 31-vjeçar, i cili ka bërë tejkalim të shpejtësisë, ku zona e lejuar ishte 40 km/h, ka vozitur me shpejtësi 131 km/h.
Ndaj tij, policia ka shqiptuar gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.