RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasja e Liridona Ademajt, Gjykata lë në paraburgim Naim Murselin dhe dy të dyshuarit tjerë

vrasja-e-liridona-ademajt,-gjykata-le-ne-paraburgim-naim-murselin-dhe-dy-te-dyshuarit-tjere

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 21.06.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 27.06.2024 deri me datë 26.08.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, ndaj Naim Murselit rëndon vepra penale e vrasjes së rëndë në bashkëkryerje, kurse për Plavën rëndon vepra penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa për Kushtrim Kokallën marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

I dyshuari i katërt, i cili sipas prokurorisë është i përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, T. D. do mbrohet në liri sipas vendimit të Gjykatës Supreme të datës 17.04.2024.

Supremja e kishte aprovuar kërkesën për mbrojte të ligjshmërisë që kishte bërë mbrojtësi i T. D., kundër vendimit të Themelores dhe të Apelit, vendime këto që kishin vendosur që të dyshuarin e katërt ta lënë në paraburgim.T. D. gjendej nën masën e paraburgimit që nga data 11.12.2023.I njëjti ishte arrestuar më 09.12.2024 për veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve”.

Ndryshe, Liridona Ademaj ishte vrarë më 29.11.2023 në ora 20:25 në Rrugën “Dalip Alshiqi, dhe sipas prokurorisë dorasi ishte pajisur me armë dhe ishte inskenuar një grabitje.

Related posts

Kandidati demokrat për nënpresident: Ne e duam Amerikën, Kamala Harris do luftojë për lirinë tuaj

admin

Ish-kryeministri britanik: Vendi po përballet me një “bombë ekonomike me sahat”

admin

Senatorja amerikane: Përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit të japin llogari

rezart morina