RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Senatorja amerikane: Përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit të japin llogari

senatorja-amerikane:-pergjegjesit-e-sulmit-te-24-shtatorit-te-japin-llogari

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen pas takimit të zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani ka thënë se ajo dhe kolegu i saj, senatori Peter Welch janë shumë të lumtur që gjenden në Kosovë, raporton teve1.info.

Shaheen shprehi keqardhje për sulmin terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, derisa shprehi ngushëllime për rreshterin e vrarë, Afrim Bunjaku.

“Jam e lumtur që jam këtu me kolegun tim. Pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vimë këtu për të shprehur keqardhjen tonë për atë që ka ndodhur. Ngushëllimet tona për zyrtarin e vrarë, është shumë shqetësuese ngjarja për gjithë qytetarët”, tha ajo.

Derisa theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin Kosovën në vazhdimësi dhe se përgjegjësit e sulmit të 24 shtatorit duhet të japin llogari para drejtësisë.

“Është shumë e rëndësishme që përgjegjësit për ngjarjen e 24 shtatorit të japin llogari, shpresoj që Serbia do të bashkëpunojë për këtë çështje dhe përgjegjësit të japin përgjegjësi para drejtësisë. Ne jemi këtu për të mbështetur Kosovën, një shtet që SHBA-të me shumë krenari e kanë mbështetur gjatë viteve, i kemi vlerat e njejta dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë përkrah juve”, shtoi ajo.

Teksa edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin siq e ka quajtur ajo, terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator.

Osmani tha se sulmi i 24 shtatorit ishte agresion i qartë që Serbia e kreu në territorin e Kosovës./

Related posts

Turqia, Suedia dhe Finlanda do të takohen më 26 gusht nën mekanizëm të përbashkët

admin

Turqi, 198 orë pas tërmetit shpëtohen nga rrënojat dy vëllezër

admin

Kjo është rroga e kryeministrit, Albin Kurti

rezart morina