RTV AHIRETI
Lajme

Vrasja e policit në Serbi, MPJD bën thirrje të shmanget lëvizja në territorin serb

vrasja-e-policit-ne-serbi,-mpjd-ben-thirrje-te-shmanget-levizja-ne-territorin-serb

Pas raportimeve për vrasjen e një polici serb dhe plagsojen e një polici tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë apel te qytetarët që ta shmangin lëvizjen përmes territorit serb.

Në njoftimin e tyre kërkohet që mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës ta shmangin lëvizjen përmes territorit serb.

Po ashtu, MPJD ka njoftuar se Zyra Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi.

The post Vrasja e policit në Serbi, MPJD bën thirrje të shmanget lëvizja në territorin serb first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Procesi për shkarkimin e kryetarëve, BE: Rezultati i votimit në veri nuk kontribuon në uljen e tensioneve

admin

Tony Blair do ta vizitojë Kosovën

RTI

Kurti gjatë takimeve në Paris flet për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë

admin6