Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku një polic është vrarë e një tjetër ka mbetur i plagosur, sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjskë të Leposaviqit.
Rohde, ka ngushëlluar familjet e policit të vrarë si dhe atij të plagosur.
Lidhur me këtë rast, ai ka thënë se sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë.
“Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policëve të vdekur të PK-së dhe për policët e plagosur të PK-së”, ka shkruar Rohde në “X”.