RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasja e rëndë në Runik, Prokuroria: Kemi sekuestruar disa telefona, po punojmë në zbardhjen e rastit

vrasja-e-rende-ne-runik,-prokuroria:-kemi-sekuestruar-disa-telefona,-po-punojme-ne-zbardhjen-e-rastit

U bë një javë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt ku mbeti i vrarë një 39 vjeçar dhe mbetën të plagosur tre të tjerë, mirëpo ende nuk ka informacion për të dyshuarit, të cilët ndodhen në arrati.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë duke u zhvilluar hetime intensive për zbardhjen e rastit.

Sipas tij, në vendi e ngjarjes janë sekuestruar disa telefona mobil.

“Janë sekuestruar disa telefona dhe hetime janë duke u zhvilluar intensivisht për zbardhjen e rastit”, ka thënë shkurt Preteni.

Ndryshe, të enjten, në komunën e Skenderajt, në qendër të Kosovës, në një kafene, në fshatin Runik, një 39-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur.

Lajmin për Telegrafin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor”, ishte shprehur Zahiti.

Sipas tij, bazuar në hetimet fillestare nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona. Njëri nga të lënduarit viktima N. L, 39 vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar (po ashtu nga arma e zjarrit) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Nga ngjarja e rëndë njëri nga të plagosurit 32 vjeçar (1991) i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në QKUK, ku pas lëndimeve të rënda i është amputuar një pjesë e këmbës.

Dy të dyshuarit (me maska) të kësaj vepre penale ende janë në arratisje dhe në kërkim nga Policia e Kosovës.

Lidhur me vrasjen e së enjtes në Runik të Skenderajt ka folur edhe një dëshmitar. Musa Gashi ka rrëfyer se si ndodhi rasti në orët e pas mesnatës në kafiterinë e muzikës live.

Ai tregoi se nga këndi ku kishte qenë ai ulur, ka arritur të shohë vetëm një person të maskuar, e që sipas tij, i dyshuari kishte shtënë me “kallashnikov” pa pasur një objektiv të caktuar.

Viktima sipas tij është djali i pronarit. Gashi thotë se nuk është në dijeni që kanë pasur probleme me dikë paraprakisht.

Related posts

Iz’raeli su’lmon tendat ku strehoheshin civilë të zhvendosur në Khan Younis të Ga’zës, të paktën 5 të vr’arë

RTI

Osmani: Shtyhet afati për aplikimin e njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës

admin

Përditësimi i gabuar i softuerit shkaktoi kaos, CrowdStrike paditet nga aksionerët pas ndërprerjes globale: Kompania mashtroi investitorët

admin