RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, flasin për reformën në drejtësi

kurti-takoi-kryesuesin-e-keshillit-gjyqesor-te-kosoves,-albert-zogaj,-flasin-per-reformen-ne-drejtesi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.

Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrisë është bërë e ditur se temë e takimit ishin planifikimet e Këshillit Gjyqësor për efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit gjyqësor, rezultatet e deritanishme të Gjykatës Komerciale pas funksionalizmit të saj, reformat në drejtësi dhe gjithashtu funksionimi i Gjykatës në Mitrovicën e Veriut.

Po ashtu është bërë e ditur se u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit rreth reformës në drejtësi, si dhe çështjeve të tjera, të cilat kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit.

Related posts

Kapiteni i peshkarexhës tregon bisedat me të mbijetuarit në Kanalin Anglez

admin

Putin ofron armëpushim me kushte në Ukrainë. Kievi e refuzon, Zelensky: Është ultimatum, ajo që kërkon presidenti rus …

admin

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Kushtrim Guraj