RTV AHIRETI
Uncategorized

Vrasja e trefishtë në Mal të Zi, prangoset i dyshuari në Rozhajë

vrasja-e-trefishte-ne-mal-te-zi,-prangoset-i-dyshuari-ne-rozhaje

Autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Podgoricë është arrestuar këtë mbrëmje në qendër të qytetit të Rozhajës. Ai dyshohet se ka vrarë dy vëllezër shqiptarë dhe një shtetas serb në lagjen e njohur si “Aeroporti i Vjetër” në Podgoricë.

Shqiptarët e vrarë janë identifikuar si Denis Hoti, 28 vjeç, dhe Nezrin Hoti, 27 vjeç. Motivi i vrasjes, sipas autoriteteve, mbetet ende i panjohur.

“Të gjitha provat janë sekuestruar. Gjatë hetimit, janë ndërmarrë edhe veprime mjeko-ligjore në prani të një eksperti. Supozohet se vrasja është kryer me armë të ftohtë”, theksoi prokurorja Danka Deric.

I dyshuari pritet të dërgohet në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë për procedura të mëtejshme.

“Pas kryerjes së veprimeve gjithëpërfshirëse hetimore dhe provuese, publiku do të informohet menjëherë dhe në mënyrë transparente për të gjitha rrethanat përkatëse dhe rrjedhën e mëtejshme të procedurës, ku në këtë fazë është mbledhur një numër i mjaftueshëm provash dhe faktesh që tregojnë pa mëdyshje se i dyshuari V.M. është autori i drejtpërdrejtë i këtij akti kriminal”, thuhet në njoftim.





Related posts

Arrestohet një person në Kamenicë, iu zunë mallra kontrabandë në vlerë mbi 5 mijë euro

Kushtrim Guraj

Shqiptarët protestojnë në Zarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kushtrim Guraj

Tre ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit – këshilla nga nutricionistët

Kushtrim Guraj