RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasja në Ferizaj dyshohet se ndodhi në banesën e të arrestuarve, lëndohet edhe një 24-vjeçare

vrasja-ne-ferizaj-dyshohet-se-ndodhi-ne-banesen-e-te-arrestuarve,-lendohet-edhe-nje-24-vjecare

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin vrasjes së F.H, 32 vjeç mbrëmë në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është konstatuar një plagë që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit.

Për këtë rast është arrestuar M.B, 48 vjeç, në banesën e të cilit dyshohet se kishte nisur ngjarja, si dhe vajza e tij 24-vjeçare e cila ka pësuar lëndime dhe po trajtohet në QKUK.

“Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si dhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale “Vrasje e rëndë’, ka njoftuar Zyra për Informim e drejtorisë së Policisë në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari M.B. është ndaluar për 48 orë. Po ashtu, edhe ndaj A.R. është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh, mirëpo ajo vazhdon të mbetet nën trajtim mjekësor në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Related posts

Kina: S’kemi varësi nga nafta iraniane

RTI

Holandë, diskutohet ligji i përhershëm për COVID-19

admin

27 bastisje në Al-Aksa dhe ndalim i ezanit 53 herë në Xhaminë Ibrahimi gjatë muajit të kaluar

Muhamet Ramadani