RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, Policia konfirmon rastin

vrasje-e-dyfishte-ne-malisheve,-policia-konfirmon-rastin

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur sot komunën e Malishevës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gulluboc, ku dyshohet se janë vrarë dy vëllezër, të moshës 32 dhe 40 vjeç.

Sipas burimeve të televizionit Tëvë1, i dyshuari për vrasjen është dhëndri i viktimave, i cili mësohet se është i njohur për Policinë e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

“Mund të konfirmojmë se në fshatin Gulluboc të Malishevës janë gjetur pa shenja jete dy persona,” ka deklaruar për Tëvë1 zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Sipas Policisë, rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Ndërkohë, për detaje shtesë ka folur edhe zëdhënësi tjetër i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezi, i cili ka sqaruar dinamikën e rastit dhe veprimet që janë ndërmarrë deri tani.

“Rreth orës 11:30, Policia e Kosovës është njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër), janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Gulluboc të Malishevës. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tyre. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore,” ka deklaruar Elezi.

Ai shtoi se një person i dyshuar është identifikuar dhe se Policia është duke punuar për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe arrestimin e të dyshuarit,” ka theksuar Elezi.

Related posts

Ha’masi akuzon Ne’tanyahu-n se ka vendosur kushte të reja për ar’mëpushim në Ga’za

admin

Të gjithë prisnin arrestimin e Vladimir Putinit, por Mongolia nuk e bëri! Qeveria sqaron arsyen pse

admin

OKB: Mbi 150 mijë njerëz u larguan nga Sudani për shkak të konfliktit

admin