Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e mëngjesit të së premtes ka ndodhur në vrasje e rëndë, ku dyshohet se burri ka vrarë gruan.
I dyshuari është dorëzuar në Polici.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës bëri të ditur për Telegrafin se sot rreth orës 04:40 kanë pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.
“Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar I. G, mashkull 70 vjeç”, tha Ahmeti.
Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.