RTV AHIRETI
Lajme

Vrasjet e ndodhura në kufirin shqiptar gjatë periudhës komuniste, Autoriteti i Dosjeve nxjerr dokumentet

vrasjet-e-ndodhura-ne-kufirin-shqiptar-gjate-periudhes-komuniste,-autoriteti-i-dosjeve-nxjerr-dokumentet

Autoriteti i dosjeve të sigurimit të shtetit në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve organizoi në Pogradec një simpozium për të sjellë në vëmendje nëpërmjet dokumenteve origjinale dhe shqyrtimit të fakteve për vrasjet e ndodhura në kufij gjatë viteve 1944-1990.

Gentiana Sula drejtore e Autoritetit të dosjeve tha se ka shenja të pendesës për vrasjet, por ato janë individuale dhe jo publike. Për këtë Sula ka siguruar se ky autoritet së shpejti do të organizojnë një aktivitet për pendesën publike mbi këto vrasje.

“Ajo që më rezulton mua është se në plan individual, ka pendime dhe shfaqje pendese mbi këto vrasje, por ajo që mungon është shfaqja publike e kësaj pendese që të jetë jo thjeshtë propagandistike, jo thjeshtë hipokrite por të jetë e ndjerë. Ne si autoritet po mendojmë për një aktivitet të madh të shfaqjes së pendesës dhe keqardhjes, për mënyrën e dokumentimit të këtyre gjesteve që shpesh herë mund të jenë të fshehta, anonime, të drejtpërdrejta por që ne na rezulton që njerzit nga ekspozimi i të vërtetave po arrijnë të kuptojnë më shumë mbi atë se cfarë ka ndodhur, të zhvishen nga narrative moniste e propagandës dhe censurës dhe duke njohur të vërtetat dhe faktet janë më të gatshëm për të marrë përgjegjësitë e tyre qytetare.”

Nga Pogradeci drejtoresha e autoritetit të dosjeve ka bërë me dije se ka eshtra të cilët sigurimi i shtetit nuk ua ka dorëzuar familjarëve për të shmangur hetimet mbi vrasjet.

“Ne nga studimet dhe hapjen e arkivës kemi konstatuar një udhëzues të kohës i cili detyron organet të mos i japin trupat familjarëve, mendojmë që ka qenë një tentativë për ti shkëputur nga hetimi ngjarjen dhe për ta shkëputur nga kujtesa. Na rezulton që në disa raste janë të zhudkur në kufij kemi të paktën 10 aplikime në këtë kategori. Ne jemi aty për ti ndihmuar qoftë edhe duke bërë hapa konkrete pë fakte dhe dëshmi përmes hetimeve administrative që po I bëjmë. Sic është nëj rast në Ersekë në Shelegur ku ka dyshime të forta që mund të gjendet i varrosur një i vrarë në një varr të pashënuar.”

Xhek Beci një i mbijetuar nga plumbat e ushtarëve të kufirit, tregon momentet e dhimbshme kur sëbashku me vëllain kanë tentuar arratisjen.

“Me presionin e sekretarit te Kombeve te Bashkuara ndryshoi ligji, ne u gënjyem më pas dhe morëm guxim të arratiseshim me vëllain dhe pabesisht na vranë megjithse ishte liberalizuar ligji. Na qëlluan pa paralajmërim, kam mbetur i plagosur unë dhe ka vdekur në vend vllai im. Në kufij vetëm në vitin 89-90 në rrethin tim janë vrarë 33 veta, që nga mosha 4 vjec, 16 vjec dhe një cift i ri sapo të fejuar që donin të ndërtonin jetën në një vend tjetër, jo këtu ku mohoej liria në atë kohë. Ndërsa në Shqipëri nga viti 1944 deri në vitin 1991 janë vrarë dhe zhdukur mbi 980 veta”

Et’ Hem Fezollari tha se arratisja në komunizëm ishte e pamundur për shkak të ruajtjes dhe do të duhet të zgjidhje midis vdekjes dhe lirisë.

“Të arratiseshe në diktatur ishte në kufijtë e pamundësisë sepse kufijtë ishin hermetikë, jovetëm nga ushtria dhe policia por ishte një gardh I pakalueshëm tokësor, dhe kjo ka qenë arsyeja që ne zgjodhëm vdjekjen ose lirinë nëpër ujë. Sepse ishte në pamundësi për të arritur atë fitore që në arritëm, lirinë sepse ishim fëmijë nga 9 muajsh deri në 54 vjec që kishim nënën”

AIDSSH ka vërejtur se nga 311 kërkesa të familjarëve në Drejtorinë e Procesit të Identifikimit dhe Rikuperimit të Personave të Zhdukur, pranë AIDSSH, 10 përqind të rasteve janë kërkesa të vrasjeve në kufi. Në Drejtorinë e Informacionit numërohen rreth 126 kërkesa individale që lidhen me tentativat për arratisje, të vrarët në kufi dhe arratisje të realizuara.

The post Vrasjet e ndodhura në kufirin shqiptar gjatë periudhës komuniste, Autoriteti i Dosjeve nxjerr dokumentet first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Erdoğan dhe Putin diskutojnë konfliktin “shqetësues” izraelito-palestinez

admin

Sulmohet policia në Zveçan, lëndohet një polic

admin

Rusia e Kina ia tregojnë muskujt ushtarakë Perëndimit

admin