RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrau bashkëshorten me sëpatë, dënohet me 25 vjet burgim prishtinasi

vrau-bashkeshorten-me-sepate,-denohet-me-25-vjet-burgim-prishtinasi

Është dënuar me 25 vjet burgim I.G i akuzuari për vrasjen e bashkëshortes së tij. I akuzuari kishte vrarë më sëpatë bashkëshorten e tij, derisa ajo ishte në gjumë, rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se I.G ka pranuar fajësinë për vrasjen e bashkëshortes së tij, transmeton Telegrafi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit I.G për veprën penale Vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1 pikat 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Më datë 30.05.2023 gjykata ka mbajtur shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale, në të cilin i akuzuari I.G ka pranuar fajësinë, ndërsa me datë 31.05.2023 gjykata ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër akuzuarit I.G. i cili është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) vite, të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Gjykata bën të ditur se, i akuzuari I.G me datë 25.11.2022 rreth orës 04:00, në shtëpinë e tij në Prishtinë, në mënyrë mizore dhe dinake, kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G, në atë mënyrë që derisa e ndjera kishte qenë duke fjetur, i akuzuari e kishte goditur me sëpatë disa herë në pjesën e majtë të kokës dhe si pasojë e këtyre goditjeve, e ndjera S.G
kishte ndërruar jetë.

“Kjo gjendje faktike është vërtetuar pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari dhe provat materiale që gjenden në shkresat e lëndës”.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, rasti tragjik kishte ndodhur në nëntor të vitit 2022, viktima kishte qenë mësimdhënëse. Për vrasjen e saj ka pasur reagime të shumta.

Related posts

Grafitet me urrejtje kundër myslimanëve dhe palestinezëve në një shkollë të Maryland shkaktojnë reagime të forta

Muhamet Ramadani

SHBA kritikon Kinën dhe Rusinë për shkak se mbrojnë Korenë e Veriut

admin

Akuzohen për spiunazh, Rusia do të dëbojë 6 diplomatë britanikë: Detyra e tyre kryesore, t’i shkaktonin disfatë strategjike vendit tonë

admin