Të paktën 12 palestinezë, mes të cilëve 4 fëmijë, u vranë në sulmin e Izraelit ndaj dy shtëpive në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim nga spitali Al-Awde në kampin e refugjatëve Nuseirat, trupat e 12 personave, përfshirë 4 fëmijë dhe 5 gra, të cilët humbën jetën në sulm janë sjellë në spital.
Në deklaratë thuhet se në spital janë dërguar edhe 10 palestinezë të plagosur.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, u vranë 38.848 palestinezë, përfshirë të paktën 16.172 fëmijë dhe 10.798 gra ndërsa 89.459 persona u plagosën.