RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vriten 3 punonjës të Mbrojtjes Civile në sulmin e Iz’raelit në Al-Mawasi

vriten-3-punonjes-te-mbrojtjes-civile-ne-sulmin-e-iz’raelit-ne-al-mawasi

Numri i punonjësve të Mbrojtjes Civile të vrarë në sulmin e Izraelit në rajonin Al-Mawasi të Khan Younis është rritur në 3, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim në llogarinë në Telegram të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile në Gaza thuhet se ka ndërruar jetë zjarrfikësi Bilal Ramazan Ferhan, i cili ishte plagosur rëndë nga sulmi në Al-Mawasi.

Raportohet se numri i punonjësve të Mbrojtjes Civile të vrarë në sulmin e Al-Mawasit u rrit në 3 ndërsa numri i të vrarëve nga fillimi i luftës u rrit në 79.

Mbrojtja Civile ka njoftuar më parë se 2 punonjës të saj humbën jetën në sulmin në Al-Mawasi.

Të paktën 90 persona u vranë dhe 300 të tjerë u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite më 13 korrik në rajonin Al-Mawasit në Khan Younis, ku palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës u strehuan dhe më parë ishte shpallur si “zonë e sigurtë”.

Related posts

Pas suspendimit të drejtorit të policisë në veri, Rakiq kërkon largimin e serbëve nga institucionet në veri të Kosovës

admin

SBASHK paralajmëron protesta e greva në arsim, njohësit thonë se nuk ka arsye

RTI

Bosnja organizon maratonë vrapimi për të mbështetur viktimat e tërmetit në Turqi, Siri

rezart morina