RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vr’iten 4 ush’tarë iz’raelitë në jug të Ga’zës, gjithsej 713 të vr’arë që nga tetori i kaluar

vr’iten-4-ush’tare-iz’raelite-ne-jug-te-ga’zes,-gjithsej-713-te-vr’are-qe-nga-tetori-i-kaluar

Ushtria izraelite njoftoi se katër ushtarë të tjerë të saj u vranë dhe gjashtë u plagosën gjatë luftimeve në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se ushtarët u vranë gjatë luftimeve në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Gjashtë ushtarë thuhet se janë plagosur gjithashtu në të njëjtën zonë.

Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, që nga 7 tetori 2023, kur filluan sulmet në Rripin e Gazës, 713 ushtarë izraelitë janë vrarë, prej të cilëve 346 gjatë ofensivës tokësore.

Nga ana tjetër, 41.252 palestinezë janë vrarë, përfshirë të paktën 16.795 fëmijë dhe 11.378 gra në sulmet izraelite që nga 7 tetori i vitit të kaluar në Rripin e Gazës. Ndërsa janë plagosur 95.497 palestinezë.

Mijëra trupa të tjerë të palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite besohet se ende janë nën rrënoja.

Related posts

Udhëheqësi i Koresë së Veriut: Kriza gjeopolitike i bën testet raketore të domosdoshme

RTI

Takim, debat mbi sfidat në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi

admin

Tendat që strehojnë civilët e zhvendosur në Khan Younis të Gazës përmbyten pas shiut të rrëmbyeshëm

Muhamet Ramadani