Ushtria izraelite njoftoi se 4 ushtarë të tjerë të saj u vranë dhe një u plagos rëndë gjatë përleshjeve në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se ka vdekur nënoficeri Uriah Bayer (20) nga Njësia Maglan, i cili u plagos rëndë në jug të Rripit të Gazës më 14 dhjetor.
Oficeri Liav Aloush (21) dhe rreshteri major Etan Naeh (26) nga Njësia Duvdevan u vranë në jug të Rripit të Gazës dhe një ushtar nga e njëjta njësi u plagos rëndë.
Rreshteri Tal Filiba (23) nga Njësia e Batalionit të Inxhinierëve Yaholom u vra gjatë përleshjeve në jug të Rripit të Gazës.
Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë që nga 7 tetori është rritur në 458, ku 126 prej të cilëve gjatë pushtimit tokësor.