Të paktën 7 palestinezë u vranë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA thuhet se ushtria izraelite vazhdoi sulmet e saj në ditën e 339-të kundër Rripit të Gazës.
Rajone të ndryshme të Rripit të Gazës u përballën me sulme ajrore dhe goditje artilerie në orët e natës, thuhet në lajmin ku bëhet e ditur se 3 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë u plagosën në sulmin ajror ndaj një shtëpie në kampin e refugjatëve Nusseirat në pjesën qendrore të Gazës.
Shumë persona u plagosën si pasojë e bombardimit të ndërtesës së postës në kampin e refugjatëve Nusseirat.
Katër persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin që ushtria izraelite kreu ndaj një shtëpie në kampin e refugjatëve Al-Bureij në pjesën qendrore të Gazës.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani janë vrarë 40.972 palestinezë, përfshirë të paktën 16.715 fëmijë dhe 11.308 gra ndërsa janë plagosur 94.761 të tjerë.