RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lampedusa shpall emergjencën pas mbërritjes së mijëra emigrantëve

lampedusa-shpall-emergjencen-pas-mberritjes-se-mijera-emigranteve

Numri rekord i emigrantëve që mbërrijnë nga deti në ishullin italian të Lampedusa në Detin Mesdhe bëri që krerët e ishullit të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Autoritetet regjistruan një rekord prej më shumë se 5 100 personash në një periudhë 24-orëshe. Një foshnjë 5-muajshe e sjellë me varkë nga Afrika e Veriut u mbyt gjatë një përpjekjeje kaotike shpëtimi, ndërsa roja bregdetare u përpoq të nxirrte emigrantët në breg.

Kryebashkiaku i Lampedusa, Filippo Mannino bëri thirrje për më shumë mbështetje për të lehtësuar “stresin e madh” që rëndon aktualisht në ishull.

“Të gjithë kanë ndihmuar në një farë mënyre emigrantët që kishin nevojë për ndihmë. Por tani është vërtet koha për të kërkuar një zgjidhje strukturore”, shton ai.

Tensionet rreth portit të Lampedusas janë rritur. Polcie shtyu qindra emigrantë që përpiqeshin të kalonin barrierat për t’u larguar nga zona e portit. /atsh

Related posts

Katari: Bisedimet për zgjatjen e pauzës humanitare në Gaza po vazhdojnë

Muhamet Ramadani

OKB: Kolera kërcënon 1 miliard njerëz në 43 vende

admin

Shtatzëna e vrarë kishte urdhër-mbrojtjeje për 6 muaj, i dyshuari kishte aktakuzë për kanosje

admin