RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vriten 9 palestinezë dhe plagosën mbi 100 të tjerë nga forcat izraelite – VIDEO

vriten-9-palestineze-dhe-plagosen-mbi-100-te-tjere-nga-forcat-izraelite-–-video

Sipas raportimeve, nëntë palestinezë kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur në bastisjen e forcave izraelite në qytetin Nablus të Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite bastisën qytetin Nablus në Bregun Perëndimor të pushtuar. Në incidentin mes banorëve dhe forcave izraelite, të cilët rrethuan një shtëpi në rajonin Belde al-Kadimeh, janë dëgjuar të shtëna armësh dhe shpërthime.

“Forcat e sigurisë aktualisht po operojnë në qytetin Nablus, detaje më vonë”, tha ushtria izraelite në një deklaratë të shkurtër.

Në radion izraelite raportohet se kishte të plagosur nga pala palestineze.

Related posts

RMV: Kapen 16 migrantë nga Siria, arrestohet një person

Muhamet Ramadani

Irani dënon Izraelin për veprimet në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Irfan Jahiu

Qindra ish-zyrtarë ushtarakë izraelitë i kërkojnë Trumpit të ndalojë dhunën e kolonëve

admin