RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vr’iten dhe pl’agosen shumë pa’lestinezë nga su’lmet iz’raelite gjatë natës në Ga’za

vr’iten-dhe-pl’agosen-shume-pa’lestineze-nga-su’lmet-iz’raelite-gjate-nates-ne-ga’za

Shumë palestinezë u vranë dhe u plagosën nga sulmet e ushtrisë izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës gjatë natës, transmeton Anadolu.

Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës në ditën e 271-të, ku shkaktoi katastrofë të madhe humanitare duke i detyruar njerëzit të mbeten të uritur dhe të etur.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, Izraeli ka kryer sulme intensive ajrore dhe tokësore në pjesë të ndryshme të Gazës. Forcat izraelite kryen sulme me bomba dhe artileri në lagjen Shujaiyye, që ndodhet në lindje të qytetit verior të Gazës.

Shumë njerëz u vranë dhe u plagosën si pasojë e avionëve luftarakë të ushtrisë izraelite që bombarduan shtëpitë e civilëve në lagje. Ambulancat nuk arritën në zonë si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite.

Si pasojë e bombardimit të një shtëpie palestineze në zonën Shejh Ridvan të qytetit të Gazës, u nxorën 7 të vrarë dhe 7 të plagosur nga rrënojat ndërsa të plagosurit u dërguan në spital. Avionët luftarakë izraelitë sulmuan gjithashtu lagjen Az-Zarka të qytetit të Gazës dhe rrugën Jaffa të lagjes Et-Tuffah në lindje të qytetit.

Forcat izraelite filluan sulm artilerik mbi shtëpitë e palestinezëve në rajonin Tel el-Heva në jug të Rripit të Gazës dhe bombarduan pika të ndryshme në lagjen Az-Zeitoun. Sipas informacionit të marrë nga burimet mjekësore në Gjysmëhënën e Kuqe Palestineze, dy persona të plagosur si pasojë e bombardimit të një shtëpie në Beit Lahia, në veri të Rripit të Gazës, janë dërguar në spitalin “Kemal Advan”.

Izraeli kreu gjithashtu sulme intensive artilerie në rajonet An-Nusairat, Az-Zehra dhe Al-Migraka në pjesët qendrore të Rripit të Gazës dhe qytetit Rafah.

Related posts

Irani dhe Arabia Saudite pajtohen për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas ndërprerjes 7-vjeçare

Muhamet Ramadani

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Shpresojmë të ketë shpejt qeveri për të zbatuar rekomandimet e Raportit të Progresit

admin

Forcat izraelite bastisin një fshat në Bregun Perëndimor, përdorin gaz lotsjellës

Muhamet Ramadani