RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vriten dy kolonë hebrenjë në Bregun Përendimor

vriten-dy-kolone-hebrenje-ne-bregun-perendimor

Dy kolonë u vranë të shtunën pasdite në një operacion palestinez me armë zjarri në qytetin Huwara pranë Nablusit në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Operacioni i të shtënave u krye nga një luftëtar palestinez i rezistencës brenda një lavazhi në qytet, në jug të Nablusit. Sipas dëshmitarëve okularë, ai u arratis nga vendi i ngjarjes me një makinë.

Mediat hebraike thanë se dy kolonët po lanin makinën e tyre në një lavazh palestinez kur një person i armatosur hapi zjarr ndaj tyre nga automjeti i tij.

Menjëherë më vonë, forcat izraelite sulmuan qytetin, ngritën barriera rrugore në dhe rreth zonës së incidentit dhe nisën një kërkim të gjerë për palestinezin kërkim që ende po vazhdon.

Milicitë e kolonëve izraelitë të ruajtur nga ushtria po sulmojnë shtëpitë palestineze në periferi të qytetit Huwara, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, tani. /mesazhi

Related posts

SHBA-ja me ndihmë të re për Ukrainën në vlerë prej afër 3 miliardë dollarësh

admin

Osmani: Autorët e sulmit ndaj KFOR-it ende vrapojnë të lirë nëpër Serbi

Muhamet Ramadani

Princi i kurorës: Arabia Saudite do të bëjë më të mirën për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje SHBA-Iran

RTI