RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vriten me thikë 10 punëtorë të një ferme në Iran, arrestohet një afgan

vriten-me-thike-10-punetore-te-nje-ferme-ne-iran,-arrestohet-nje-afgan

Policia në Iran arrestoi një burrë afgan nën dyshimin se vrau me thikë 10 punëtorë të një ferme pas një zënke për tokën, njoftoi të hënën media shtetërore iraniane.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA tha se katër iranianë dhe gjashtë afganë u vranë derisa një punëtor tjetër u plagos në ngjarjen e rëndë të së dielës. Sipas raportit, i dyshuari ishte i çekuilibruar mendërisht.

Një thatësirë ​​prej dekadash në Iran ka shkaktuar mosmarrëveshje në rritje për burimet ujore dhe tokën me akses më të mirë në ujë. Pushkët e gjuetisë janë e vetmja armë që iranianët lejohen të posedojnë ligjërisht.

Aktet e dhunshme janë përshkallëzuar vitet e fundit në Iran pasi kushtet ekonomike të vendit përkeqësohen mes sanksioneve dërrmuese amerikane që ndihmuan në ndezjen e inflacionit në rritje dhe rritjes së papunësisë.

Në maj, një punonjës i pushuar nga një prej konglomerateve më të mëdha financiare në pronësi të Iranit sulmoi rëndë ish-vendin e tij të punës në Iranin perëndimor, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur pesë para se të kthente armën kundër vetes.

Në vitin 2016, një 26-vjeçar vrau me armë zjarri 10 të afërm dhe plagosi katër të tjerë. /koha

Related posts

SBASHK kritikon MASHT-in që nuk po shpërndan ende librat për nxënësit

rezart morina

Borrell deklarohet për sulmin ndaj Policisë së Kosovës

admin

OKB: Bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi në “fazë delikate”

rezart morina