RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vritet Ayatollah Ali Khamenei, përshkallëzohet konflikti mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit

vritet-ayatollah-ali-khamenei,-pershkallezohet-konflikti-mes-iranit,-shba-se-dhe-izraelit

Televizioni shtetëror iranian ka konfirmuar vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, gjatë sulmeve të vazhdueshme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj vendit. Sipas mediave shtetërore, në sulm janë vrarë edhe vajza, dhëndri dhe nipi i tij.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili njoftoi për “operacione të mëdha luftarake” pas sulmeve me raketa të nisura nga Izraeli, ka deklaruar se bombardimet do të vazhdojnë “pa ndërprerje gjatë gjithë javës ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Mediat iraniane raportojnë se një sulm ndaj një shkolle në jug të vendit ka lënë të vrarë të paktën 108 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave në 24 provinca ka arritur në të paktën 201.

Në kundërpërgjigje, Irani ka shënjestruar Izraelin dhe objektiva amerikane në disa vende të Lindjes së Mesme, përfshirë Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin, Bahreinin, Jordaninë, Arabinë Saudite dhe Irakun.

Si pasojë e shkëmbimit të sulmeve, disa shtete të rajonit kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore. /mesazhi

Related posts

Hetimi i FBI-së zgjidh misterin e “Zodiakut” dhe zbulon emrin e vrasësit serial më famëkeq që terrorizoi Amerikën! Kodet, gjurmët dhe “Dahlia e Zezë” (VIDEO+FOTO)

admin

Nis hapja e zyrave të pensioneve me lokalitete të ndryshme

Muhamet Ramadani

Hillary Clinton: Jam 100% e sigurt se bashkëshorti im nuk dinte asgjë për krimet e Epstein

admin