Një tjetër gazetar palestinez u vra në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim të Zyrës për Media të Qeverisë në Gaza, jepen informacione për gazetarët e vrarë në Rripin e Gazës, i cili është sulmuar nga ushtria izraelite që nga 7 tetori 2023.
Gazetari Vefa Ali al-Adeini, i cili punonte për disa media në gjuhën angleze, humbi jetën në sulmin e ushtrisë izraelite në Gaza. Raportohet se numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 174.
Gjithashtu u dënua sulmi i ushtrisë izraelite ndaj gazetarëve në Rripin e Gazës dhe u theksua se qeveria izraelite ishte përgjegjëse për vrasjen e gazetarëve.
Në deklaratë i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave ndërkombëtare të lidhura me mediat që të “imponojnë sanksione parandaluese ndaj Izraelit për të ndaluar vrasjen e gazetarëve palestinezë dhe të ndërmarrin veprime për ta gjykuar atë në gjykatat ndërkombëtare për krimet që ka kryer”.
Qeveria në Gaza thotë se Izraeli vrau qëllimisht gazetarë në Rripin e Gazës “për të heshtur zërat e palestinezëve, për të fshehur faktet dhe për të parandaluar që lajmet dhe informacionet të arrijnë në publikun rajonal dhe ndërkombëtar”.