RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vritet një grua në Prishtinë

vritet-nje-grua-ne-prishtine

Një grua është vrarë Prishtinë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, raporton teve1.info.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes .Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka konfirmuar Policia për teve1.info

Related posts

Pas Britanisë, edhe Danimarka do t’i dërgojë azilkërkuesit në Ruandë

admin

Ukraina pretendon se ka goditur me raketa një objekt të industrisë ushtarake në Volgograd të Rusisë

admin

Kurti i gatshëm për takim me Vuçiqin, BE merr parasysh kushtet për Asociacionin

Muhamet Ramadani