RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vritet një iz’raelit në një su’lm me dron në Tel Aviv

vritet-nje-iz’raelit-ne-nje-su’lm-me-dron-ne-tel-aviv

Të paktën një izraelit u vra dhe dhjetë të tjerë u plagosën në një sulm me dron nga grupi jemenas Houthi herët sot, njofton media izraelite, transmeton Anadolu.

Korporata Publike Izraelite e Transmetimeve raportoi se “një dron i ngarkuar me bombë shpërtheu në kryqëzimin e rrugëve Shalom Aleichem dhe Ben Yehuda në Tel Aviv, qindra metra larg nga Ambasada e SHBA-së”.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se “shpërthimi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Tel Aviv për shkak të një sulmi ajror”.

“Sulmi nuk aktivizoi sirenat dhe incidenti është nën hetim”, shtoi ai.

Kanali izraelit 13 citoi një raport paraprak të hetimit të ushtrisë që thoshte se droni që goditi Tel Avivin është zbuluar, por nuk është kapur për shkak të një “gabimi njerëzor”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Faqja e lajmeve Axios citoi një zyrtar amerikan të ketë thënë se “zyra e degës së ambasadës amerikane nuk është dëmtuar dhe asnjë shtetas amerikan nuk është lënduar”.

Faqja e internetit tha se ky ka qenë “një nga sulmet më serioze në Tel Aviv” që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

E përditshmja Yedioth Ahronoth raportoi se komuna e Tel Avivit është në “gadishmërinë më të lartë”.

Ajo tha se “kryebashkiaku i Tel Avivit Ron Huldai tha herët të premten se qyteti është vënë në alarmin më të lartë pas sulmit me dron në orët e hershme të mëngjesit”.

Ndërkohë, rebelët Houthi të Jemenit konfirmuan sulmin me dron në Tel Aviv.

Në një deklaratë, zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, tha se “forca ajrore e grupit kreu një operacion ushtarak duke përdorur një dron në Tel Aviv”.

Ai shpjegoi se operacioni “goditi një objektiv të rëndësishëm në zonën e Tel Avivit”.

Grupi Houthi e shpalli zonën e Tel Avivit “zonë të pasigurt” dhe tha se “do të jetë objektiv kryesor” për armët e tyre.

Ky është sulmi i parë i Houthive që synon Tel Avivin. Shumica e sulmeve të tyre të mëparshme kishin në shënjestër qytetet bregdetare Eilat dhe Haifa.

Houthit kanë shënjestruar anijet që janë në pronësi izraelite, me flamur, që operojnë ose drejtohen në portet izraelite në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit me raketa dhe dronë në solidaritet me Gazën, e cila ka qenë nën një sulm shkatërrues izraelit që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Related posts

25 vite nga masakra e burgut të Dubravës i cili edhe shpërfaqi gjenocidin e shtetit serb në Kosovë

RTI

Tenda nga “Ejup Sulltan” vazhdon traditën e iftareve në Kosovë

admin

Reformat për përfaqësim dhe funksionalitet të drejtë në OKB përsëri në axhendë

rezart morina