RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Tenda nga “Ejup Sulltan” vazhdon traditën e iftareve në Kosovë

tenda-nga-“ejup-sulltan”-vazhdon-traditen-e-iftareve-ne-kosove

Tenda tradicionale e hapur mbi platonë e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë nga Fondacioni turk “Ejup Sulltan” po vazhdon traditën e organizimit të iftareve për qytetarë edhe këtë vit, raporton Anadolu.

Që nga fillimi i Muajit të Ramazanit, qytetarë nga Prishtina dhe e gjithë Kosova individualisht dhe në grupe po bëjnë iftare falas këtu.

Në tendën e Fondacionit “Ejup Sulltan” në Prishtinë sigurohet ushqim për rreth 2 mijë qytetarë, derisa fondacioni merret me organizmin e tillë të iftareve në Kosovë tash e 18 vjet.

Organizimi i iftareve mbahet edhe me mbështetjen e kompanive turke që operojnë në Kosovë dhe Turqia.

Këtë tendë gjatë javës së kaluar e vizituan edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të cilët bënë iftar bashkërisht me shumë qytetarë nën flamurin e Kosovës dhe atë të Turqisë.

Related posts

Mbytet varka me dhjetëra emigrantë në Kanalin Anglez, raportohet për 12 të vdekur! Roja bregdetare franceze: 65 persona janë shpëtuar, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

admin

Ministri i Jashtëm turk do të zhvillojë vizitë zyrtare në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani

admin

Sulmi me thikë ku u vranë tre persona/ DW: Qeveria gjermane do të rrisë presionin ndaj azilkërkuesve dhe refugjatëve që kanë kryer vepra penale

admin