RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vuçiç do të takohet me Macron-in rreth tensioneve me Kosovën

vucic-do-te-takohet-me-macron-in-rreth-tensioneve-me-kosoven

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se do të takohet me homologun e tij francez Emmanuel Macron në lidhje me tensionet me Kosovën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media, Vuçiç tha në Beograd se ai anuloi udhëtimin e tij në Egjipt dhe Katar për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris këtë të premte dhe të shtunë.

Vuçiç pritet të zhvillojë gjithashtu takime me shefin e politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë rritur pasi serbët e Kosovës u tërhoqën nga të gjitha institucionet qendrore dhe lokale në shenjë proteste kundër vendimit të Prishtinës për zëvendësimin e targave të lëshuara për serbët nga autoritetet serbe me targa të Republikës së Kosovës.

Institucionet kosovare kanë paralajmëruar se do të fillojnë të shqiptojnë gjoba nga 21 nëntori për shoferët që përdorin targa të vjetra të para-pavarësisë, si dhe do të konfiskojë automjetet me numra të targa të vjetra të regjistrimit pas 21 prillit 2023.

Vuçiç tha se Beogradi i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit, një marrëveshje e vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe se ishte koha që BE-ja dhe Prishtina të bëjnë të njëjtën gjë.

BE dhe NATO u kanë kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut.

Related posts

Izraeli godet zonën pranë digës më të madhe të Libanit, sulmi i parë i tillë që nga fillimi i përshkallëzimit

Muhamet Ramadani

AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramures i Rumanisë

RTI

Çmimet e derivateve, lirohet për një cent nafta dhe benzina

admin