RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vuçiq: Do të prodhojmë mjete ajrore pa pilot dhe dronë

vuciq:-do-te-prodhojme-mjete-ajrore-pa-pilot-dhe-drone

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi konkurs për pranimin e 5.000 të rinjve në njësitet speciale ku rroga do të arrijë deri në 2.700 euro.

Në periudhën e ardhshme Ushtria e Serbisë do të fokusohet më shumë në mjetet ajrore pa pilot dhe dronë të prodhimit vendas, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiq, pas takimit në Shtëpinë e Gardës së Ushtrisë Serbe në Topçider, ku iu prezantuan rezultatet e analizës së gjendjes, kapaciteteve operacionale dhe funksionale të ushtrisë për vitin 2022.

Vuçiq po ashtu bëri të ditur se edhe pjesëtarët e njësive speciale do të kenë rritje të pagës dhe se paga bazë do të jetë më shumë se 200 mijë dinarë (1.700 euro), ndërsa me punë jashtë orarit do të jetë deri në 320 mijë dinarë (2.700 euro) në muaj.

“Në festën kombëtare do të lëshoj një urdhër si Komandant Suprem dhe më pas shefi i Shtabit të Përgjithshëm do të shpallë konkurs për pranimin e të rinjve dhe të rejave në njësitë speciale, deri në 5.000 persona”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se qëllimi është fuqizimi i mëtejshëm i njësive të dalluara speciale, ndërsa pagat e larta do ti përdorin për t’i inkurajuar të rinjtë që të aplikojnë në njësitë speciale të Ushtrisë Serbe.

“Ne duhet të jemi shumë më të vendosur për të marrë fonde të reja nga industria e mbrojtjes serbe, siç furnizuam Pasarët, Milloshët, Lazarët e vegjël dhe Gvozdikas e të tjerë, do të fokusohemi edhe në mjetet ajrore pa pilot dhe dronët, kryesisht të prodhimit vendas, dhe do të investojmë shumë në rritjen e mëtejshme të standardit të jetesës së pjesëtarëve të ushtrisë”, tha Vuçiq.

Ai thotë se për herë të parë pas shumë dekadash ka pasur një numër më të madh të rekrutëve në krahasim me ata që janë larguar nga ushtria në dy vitet e fundit.

Ndër të tjerash Vuçiq thotë se Serbia është e ndikuar shumë negativisht nga lufta në Ukrainë, pasi ata nuk kanë mundur të importojnë armë dhe pajisje ushtarake siç kanë planifikuar dhe paguar.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet të fokusohemi në forcat tona, ne shikuam gjithashtu mjedisin e sigurisë dhe pamë se ku janë të gjitha rreziqet e sigurisë, shikuam forcën e të gjithë të tjerëve dhe krahasuam forcën tonë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, përfundoi Vuçiq.

Në takim, përveç Vuçiqit, morën pjesë edhe kryeministrja Ana Bërnabiq, kryetari i Kuvendit të Serbisë Vlladimir Orliq, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq. /trt

Related posts

BE-ja kërkon marrëveshje në dialog për vendimin e BQK-së

rezart morina

Vendoset tabela me emërtimin e heroit Afrim Bunjaku, Kurti: Kjo është rruga e të gjithëve

RTI

Iz’raeli do të evakuojë pa’lestinezët në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, ngjashëm me masat e marra në Ga’za

RTI