RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan dhe Putin diskutojnë masat për dërgimin në Afrikë të miellit rus të prodhuar në Turqi

erdogan-dhe-putin-diskutojne-masat-per-dergimin-ne-afrike-te-miellit-rus-te-prodhuar-ne-turqi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike kanë diskutuar hapat për të filluar prodhimin e miellit në Turqi nga drithërat ruse, me qëllim për ta dërguat atë në vendet në nevojë në Afrikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Komunikimeve e Turqi njoftoi se në bisedën telefonike midis dy presidentëve u diskutuan “hapat konkrete në projektin e shndërrimit të drithërave ruse në miell në Turqi dhe dërgimin e tij në vendet afrikane në nevojë”.

Më tej, njoftohet se në agjendën e dy presidentëve gjithashtu ishte edhe korridori i drithërave në Detin e Zi për të mundësuar anijet të eksportojnë mallra nga Ukraina dhe amoniakun nga Rusia, së bashku me zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë.

Presidenti Erdoğan gjithashtu përsëriti gatishmërinë e Ankarasë për të lehtësuar dhe ndërmjetësuar një paqe të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës.

Related posts

Kosova operacion anti drogë, çmontohet grupi, sekuestron asete në vlerë prej 1 milion euro

admin

Tankeri venezuelas po dërgohet drejt SHBA-së ndërsa Uashingtoni shqyrton sekuestrime të tjera

Muhamet Ramadani

Kurti: Gjermania avokuse e rrugës evropiane të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë

admin