RTV AHIRETI
Lajme

Vuçiq: Gjermania po udhëheq fushatë të ashpër për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës

vuciq:-gjermania-po-udheheq-fushate-te-ashper-per-pranimin-e-kosoves-ne-keshill-te-evropes

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të mërkurën se situata në lidhje me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE) është e paqartë, por se Gjermania po bën një “fushatë brutale” për anëtarësimin e saj në këtë organizatë.

“Ata do t’i kenë në mes të 29 deri 33 vota, dhe 31 është shumica që u nevojitet, kështu që gjithçka ndodhet në teh”, tha Vuçiq gjatë një turneu në kantierin e ndërtimit EXPO 2027 në periferi të Beogradit.

“Serbia do të vazhdojë të luftojë, por nuk mund të përballemi me Gjermaninë, Francën dhe të tjerët”, tha ai.

“Ata po përdorin truke të ndryshme, edhe kur është fjala për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”, shtoi Vuçiq.

The post Vuçiq: Gjermania po udhëheq fushatë të ashpër për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

BE konfirmon: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor

admin

Protestuesit në Zveçan lëshojnë këngë nacionaliste

admin

Nis kampanja në rrjetet sociale për ndryshiimin e udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e mbulesës në shkolla

admin