RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vuçiq i ankohet Macronit: Komuniteti serb po i ekspozohet dhunës sistematike

vuciq-i-ankohet-macronit:-komuniteti-serb-po-i-ekspozohet-dhunes-sistematike

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë përmes telefonit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku ka deklaruar se ia ka paraqitur situatën e fundit në Kosovë, duke shtuar se ndaj serbëve “është duke u ushtruar dhunë direkte”.

Ai tha se i ka kërkuar Macronit që të bëjë përpjekje shtesë “që pala e Prishtinës që vjen në vete dhe të kthehet në kornizën konkrete të bisedimeve sa më parë që të jetë e mundur”.

“Kjo heq çdo mundësi për bisedime të civilizuara dhe përpjekje për zgjidhje të çështjeve. Ia thashë që Serbia mbetet e përkushtuar për dialog dhe paqe, edhe pse komuniteti serb në Kosovë është i vetmi grup etnik që i ekspozohet dhunës sistematike. I kërkova Presidentit Macron që të bëjë përpjekje shtesë që pala e Prishtinës që vjen në vete dhe të kthehet në kornizën konkrete të bisedimeve sa më parë që të jetë e mundur”.

Vuçiq ka thënë se e ka falënderuar presidentin francez për vullnetin e tij që ta dëgjojë Beogradin si dhe e ka falënderuar për përcaktimin e tij për të bërë përpjekje shtesë për zgjidhjen e situatës, që është e ka quajtur, komplekse dhe të rrezikshme.

Related posts

Një i vrarë dhe nëntë të plagosur nga sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor

Muhamet Ramadani

Escobar e Lajçak: Jemi të shqetësuar me situatën në veri të Kosovës – mund të shndërrohet në konflikt rajonal

admin

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet më të fundit

Muhamet Ramadani