Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë nisur “ndryshimin e trashëgimisë së keqe politike”.
“I urova mirëseardhje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Mendoj se pas një dekade heshtjeje në marrëdhëniet mes Serbisë e Shqipërisë, mes serbëve dhe shqiptarëve, ishim ne të dy ata që filluam ta ndryshonim trashëgiminë e keqe politike dhe mendoj se kemi treguar rezultate konkrete se kombet tona mund të ecin përpara dhe të bashkëpunojnë”, ka thënë Vuçiqi në konferencën e përbashkët për media me Ramën në Beograd.
Vuçiqi ka thënë se me Ramën kanë diskutuar për çështjet rajonale dhe Procesin e Berlinit.