RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vuçiq: Nuk nënshkruaj njohjen e Kosovës as de facto as de jure, jam betuar

vuciq:-nuk-nenshkruaj-njohjen-e-kosoves-as-de-facto-as-de-jure,-jam-betuar

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka vizituar sot Vranjën.

Aty ai tha se nuk do ta njoh Kosovën dhe se për këtë është betuar.

“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit. Nuk do të jem unë ai që do t’ua nënshkruaj pavarësinë e Kosovës! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de facto as de jure“, tha Vuçiq.

“Situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë më drastike sesa gjatë rënies së Murit të Berlinit, vetëm disa në vendin tonë bëjnë sikur nuk e shohin se sa e vështirë është pozita e Serbisë… Është një dozë e padurueshme lehtësie me të cilën vendi do të ishte shkatërruar brenda një jave. Ata as nuk e dinë se çfarë do të thotë shtet. Detyrimi ynë është të mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiq para audiencës.

Sipas presidentit serb, s’ka njohje mes Kosovës dhe Serbisë, por që duhet të ketë pajtim me shqiptarët.

Related posts

Italia paralajmëron Europën: Rrezikojmë të përballemi me një fluks masiv të emigrantëve

admin

NATO duhet të përgatitet për një sulm të mundshëm rus, paralajmëron kryediplomati gjerman

Muhamet Ramadani

Berisha: Fryma është si në 92-shin, qëllimi ynë madhor do jetë anëtarësimi në BE

admin