RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe Botë

Vuçiq shpërndan Parlamentin, Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme

vuciq-shperndan-parlamentin,-serbia-shkon-ne-zgjedhje-te-parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu drejtua publikut të mërkurën duke njoftuar shpërndarjen e Parlamentit shpalljen e zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Vuçiç vendosi që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 25 tetor. Ai theksoi se mori vendimin për të shpallur zgjedhjet “duke ndjekur interesat e Serbisë dhe qytetarëve të saj”.

Në fillim të fjalimit të tij, Vuçiç theksoi se bota është në një situatë të vështirë, por se Serbia ka arritur të ruajë stabilitetin dhe rritjen ekonomike.

“Vitet e kaluara ishin plot me sfida: politike të jashtme, politike të brendshme, energjetike, ekonomike, në përgjithësi. Serbia kaloi nëpër një periudhë të vështirë; rendi në botë që u vendos në vitin 1945, pas fitores së madhe të forcave aleate mbi forcat naziste, u shkatërrua. Ai rend hyri në histori, pa u vendosur një i ri, veçanërisht jo i qëndrueshëm”, deklaroi Vuçiç në fillim të fjalimit të tij drejtuar publikut.

Related posts

Gaza, më shumë se 5 mijë fëmijë janë vrarë nga sulmet izraelite

admin

Erdogan: Samiti i NATO-s dhe ai i shteteve turke do ta kthejnë Ankaranë në qendër të diplomacisë globale

admin

Të burgosurit palestinezë nisin grevë urie kundër masave represive izraelite

admin