RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vuçiq thotë se ”përsëri mund të bëhet” kryeministër i Serbisë

vuciq-thote-se-”perseri-mund-te-behet”-kryeminister-i-serbise

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se mund të bëhet përsëri kryeministër i vendit, raporton Anadolu.

Vuçiq tha se nuk do të ndryshojë Kushtetutën vetëm që të kandidojë përsëri për president.

“Disa njerëz këtu kanë gënjyer: ‘Vuçiq do të ndryshojë Kushtetutën, do të kandidojë përsëri’. Jo, sigurisht që kjo nuk do të ndodhë. Ndoshta do të ndryshojmë Kushtetutën për disa çështje të tjera, por për këtë, nuk do të ndodhë. Të paktën jo gjatë mandatit tim”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se “mund të jem kryeministër, por për këtë më duhet mbështetje publike dhe unë duhet ta marr këtë vendim”

“Nuk është e lehtë për asnjë çështje. Për të përkufizuar situatën politike në Serbi sot: gjithmonë u them kolegëve dhe miqve të mi ‘mos u bëni tepër optimistë dhe mos i nënvlerësoni kundërshtarët tanë’. Do të jetë shumë e vështirë, një punë shumë e vështirë na pret, por të paktën as për ta nuk do të jetë e lehtë. Nga ana tjetër, jam pak i lodhur, i shterur dhe do të doja të gjeja disa njerëz të tjerë që në të ardhmen do ta kryenin këtë punë. Ende nuk ka vendim përfundimtar. Do ta marrim së bashku brenda gjashtë muajve të ardhshëm”, tha presidenti serb.

Vuçiq ka qenë kryeministër i Serbisë nga 27 prilli i vitit 2014 deri më 29 maj të vitit 2017.

Ndryshe nga posti i presidentit, Kushtetuta e Serbisë nuk e kufizon numrin e mandateve për kryeministrin.

Related posts

Rusia dhe Kina nënshkruajnë 20 dokumente që përfshijnë ekonominë, energjinë, transportin dhe bashkëpunimin global

Kushtrim Guraj

SHBA-ja dhe Izraeli shënjestrojnë kompanitë më të mëdha të çelikut në Iran në valën e re të sulmeve

Hevzi

Mbështetësit e Maduros protestojnë në Karakas mes zhvillimeve politike në Venezuelë

RTI