Në emër të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, këshilltari i tij në vendet arabe dhe myslimane, Turko Daudov, ka zhvilluar një takim pune me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Daudov përcolli përshëndetjet nga Çeçenia për presidentin e Serbisë dhe përmes tij edhe për mbarë popullin serb, duke thënë se lidershipi dhe populli serb e mbështetën Federatën ruse, pavarësosht presionin të Perëndimit.
“Sot është një situatë e vështirë politike në botë, kur Rusia doli në mbrojtje të vlerave shpirtërore, tradicionale dhe familjare, i tregoi Perëndimit refuzimin e ideologjisë së huaj që ata imponuan, mund të themi se e gjithë bota perëndimore u ngrit kundër tij. Por, me gjithë vështirësitë dhe presionin e jashtëzakonshëm të ushtruar nga Evropa, lidershipi dhe populli i Serbisë jo vetëm që nuk e kundërshtuan, por edhe e mbështetën Federatën Ruse”, ka thënë Daudov, raportoi Danas.
Ai ka shtuar se Kadyrov i kërkoi atij që personalisht të shpreh respektin dhe të përcjell bindjen se marrëdhëniet vëllazërore shekullore ndërmjet Rusisë dhe Serbisë kanë treguar edhe një herë fuqinë e tyre.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç falënderoi Kadyrovin duke thënë se populli rus është vëllau i tyre.
“Për ne, populli rus është populli ynë vëlla, dhe historia shekullore e ka dëshmuar shumë herë. Prandaj, marrëdhëniet ruso-serbe nuk mund të shkatërrohen nën asnjë presion”, ka thënë Vuçiq.
Daudov i dhuroi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq një burkë dhe kapelë kombëtare. /koha