Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ka gjasa të arrihet pasnesër [të premten].
Kjo siç tha ai, nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, heq dorë nga kërkesat e tij siç i quajti secesioniste, përcjell klankosova.tv.
Ai shtoi se Serbia po përballet me një vit “vendimtar, gjykues”, “një nga më të vështirat në historinë moderne, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht”.
Vuçiqi tha gjithashtu se udhëheqja shtetërore e Serbisë do t’i drejtohet publikut “më së voni të hënën” për të njoftuar “çfarë pritet nga Serbia në lidhje me Kosovën dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë”.