RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

VV-ja propozon 2 shkurtin si datë të zgjedhjeve

vv-ja-propozon-2-shkurtin-si-date-te-zgjedhjeve

2 shkurti është data e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për mbajtjen e zgjedhjeve, kanë bërë të ditura burime për KOHËN.

Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur të fshehtë propozimin e saj për datën e zgjedhjeve, teksa partitë e tjera politike kishin dhënë nga një datë.

Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, patën deklaruar si datë 26 janarin. E, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, që është edhe kryetare e Alternativës, si më të favorshme i pati dhënë 9 dhe 16 shkurtin.

Presidentja Vjosa Osmani të enjten ka thënë se të premten është dita e fundit kur partitë mund të shpalosin pikëpamjet e tyre për datën e zgjedhjeve, e se në fund do të jetë diskrecion i Presidencës që ta zgjedhë datën më të përshtatshme.

“Të them sinqerisht nuk ka dallime një javë më shumë, një javë më pak, nuk besoj që bënë ndonjë diferencë të madhe edhe për partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje”, pati thënë ajo.

Related posts

Lufta kalon 200 ditët, zëdhënësi i Hamasit bën thirrje për përshkallëzim në të gjitha frontet

admin

SHBA ka rënë dakord për marrëveshjen e Ishujve të Paqësorit, duke ofruar “sasi të mëdha” dollarësh

admin

Indi: Vritet Imami pasi turma hinduse sulmoi xhaminë në Gurugram

rezart morina