RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indi: Vritet Imami pasi turma hinduse sulmoi xhaminë në Gurugram

indi:-vritet-imami-pasi-turma-hinduse-sulmoi-xhamine-ne-gurugram

Maulana Saad, 19 vjeç, u vra brenda xhamisë disa orë pas dhunës vdekjeprurëse ndëretnike në një lagje fqinje të Nju Delhit, thonë zyrtarët.

Një zëvendës imam është vrarë pasi një turmë hindusësh të ekstremit të djathtë dogjën dhe hapën zjarr në një xhami në periferi të kryeqytetit indian, Nju Delhi, disa orë pas dhunës vdekjeprurëse në një lagje aty pranë.

Policia e ka identifikuar viktimën si 19-vjeçarin Maulana Saad, udhëheqës i namazit në xhaminë Anjuman Jama e vendosur në Sektorin 57 në Gurugram, një qytet me 1.2 milionë banorë i njohur për kullat e tij dhe zyrat e korporatave shumëkombëshe.

Xhamia u sulmua nga turma herët të martën, një ditë pas dhunës në zonën fqinje Nuh në shtetin verior Haryana.

Kjo vjen pasi grupet e ekstremit të djathtë hindu të lidhur me Partinë Bharatiya Janata (BJP) në pushtet kanë bërë fushatë kundër namazit të xhumasë në Gurugram, që ndodhet në shtetin Haryana. Xhamia e Anxhumanit ishte një nga vendet e pakta të njohura zyrtarisht për mbajtjen e namazit të xhumasë.

Dhuna ndëretnike sa vjen e shtohët në Indinë tanimë të qeverisur nga partia BJP e udhëhequr nga kryeministri Narendra Modi, me raste të ndryshme të dhunës gjithandej vendit. /mesazhi

Related posts

Kryeministri palestinez i dorëzon dorëheqjen presidentit Mahmoud Abbas

admin

Kishte planifikuar atentat ndaj Ivanka Trump, arrestohet terroristi i lidhur me IRGC! 32-vjeçari irakian kishte edhe hartë të shtëpisë së saj në Florida

admin

Britania dëshiron të organizojë një samit mbi sigurinë e Ngushticës së Hormuzit

Muhamet Ramadani