Mbretëria e Bashkuar shpallë zyrtarisht grup terrorist grupin mercenar rus Wagner. Kjo do të thotë se në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë e paligjshme të jesh anëtar ose të mbështetësh këtë organizatë.
Wagner ka luajtur një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës, si dhe në operimin në Siri dhe vende në Afrikë, duke përfshirë Libinë dhe Malin. Luftëtarët e saj janë akuzuar për një sërë krimesh duke përfshirë vrasjen dhe torturimin e qytetarëve ukrainas.
E ardhmja e Wagner u vendos në pikëpyetje në fillim të këtij viti kur udhëheqësi i tij, Yevgeny Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër udhëheqësve ushtarakë të Rusisë.
Prigozhin, i cili themeloi grupin rus në vitin 2014, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti ajror me avion së bashku me anëtarë tjerë të Wagnerit më 23 Gusht dhe u varros në Shën Petersburg.
Grupi Wagner është bërë organizata e 79-të terroriste që ndalohet në Britaninë e Madhe, pasi një urdhër që u dërgua në parlament në fillim të shtatorit hyri në fuqi të premten.
“Ky urdhër hyn në fuqi me efekt të menjëhershëm dhe do ta bëjë një vepër penale përkatësinë në Grupin Wagner ose mbështetjen aktive të grupit në MB, me një dënim të mundshëm prej 14 vitesh burg, i cili mund të jepet së bashku ose në vend të një gjobe. “, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Brendshme.
Grupe të tjera të ndaluara në Mbretërinë e Bashkuar përfshijnë Daesh/ISIS, Al-Kaeda, Hizballah dhe PKK – një grup përgjegjës për vdekjen e mbi 40,000 njerëzve në Turqi. /mesazhi