RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

William Walker propozon Faton Bislimin për president të Kosovës

william-walker-propozon-faton-bislimin-per-president-te-kosoves

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori në pension William G. Walker, u është drejtuar me një letër liderëve të partive politike parlamentare, duke propozuar Faton “Tony” Bislimin për president të Kosovës.

Në letrën e tij, Walker shpreh shqetësim për bllokadën e zgjatur në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe kërkon që emri i Bislimit të merret në konsideratë gjatë negociatave politike.

Sipas Walkerit, Bislimi posedon përvojë ndërkombëtare, formim të lartë akademik, aftësi komunikuese dhe njohje të thellë të procesit të shtetformimit të Kosovës.

Ai e cilëson Bislimin edhe si kandidat potencial të konsensusit, duke theksuar se nuk përfaqëson interesa partiake.

“Fatonin e njoh prej shumë vitesh. Sipas mendimit tim, ai i posedon të gjitha cilësitë e nevojshme për të qenë një president i suksesshëm i Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Walkerit.

Faton Bislimi aktualisht jeton dhe vepron në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Related posts

Ditëlindja e Mbretit Charles III, Haradinaj merr pjesë në festën e organizuar nga Ambasada Britanike

admin

Yanis Varoufakis ndalohet të hyjë në Gjermani, shkak fjalimi për Gazën – VIDEO

admin

BE i bën thirrje Rusisë të “kthejë fëmijët ukrainas”

Muhamet Ramadani