RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Xhamia e Ibrit drejt rindërtimit, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit

xhamia-e-ibrit-drejt-rindertimit,-nenshkruhet-marreveshja-e-bashkepunimit

Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e shkatërruar gjatë luftës më 2 maj 1999, pritet të rindërtohet.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit për rindërtimin e kësaj xhamie.

Sipas tij, marrëveshja është nënshkruar në bashkëpunim me përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, përfshirë Myftiun Naim Tërnava, kryeimamin Vedat Sahiti dhe ministren Saranda Bogujevci.

Kurti theksoi se përmes këtij memorandumi, Qeveria e Kosovës do të mbështesë rindërtimin e këtij objekti me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore.

Ai bëri të ditur gjithashtu se është nënshkruar edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, i cili synon ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore islame në vend.

Sipas tij, këto iniciativa janë pjesë e angazhimit institucional për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të dëmtuar gjatë luftës së viteve 1998–1999, ndërsa investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Related posts

Turqia mbështet kërkesën e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në GJND

Muhamet Ramadani

Zjarre të fuqishme përreth Athinës, evakuohen banorët

admin

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

admin