RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Xhamia e Madhe në Kirkuk pret namazin e parë të Teravive pas 35 vitesh

xhamia-e-madhe-ne-kirkuk-pret-namazin-e-pare-te-teravive-pas-35-vitesh

Besimtarët kanë falur për herë të parë pas më shumë se 35 vitesh namazin e Teravive në Ulu Mosque (Xhamia e Madhe) në Kirkuk, e vendosur brenda kalasë së lashtë të qytetit irakian.

Imami Sheikh Ahmed Noor Al-Din tha për mediat lokale se vendi mund të ketë shërbyer edhe për komunitete të tjera fetare përpara se të shndërrohej në xhami në periudhën e hershme islame. Sipas tij, kompleksi ka kaluar disa rindërtime ndër shekuj, ndërsa minarja daton nga periudha selxhuke, në vitin 634 H (1236). Më vonë, në vitin 1067 H (1657), iu shtua edhe Shkolla Shah Ghazi, duke e kthyer objektin në një qendër të rëndësishme të dijes fetare.

Rënia e aktivitetit në xhami nisi në vitet 1990, kur banorët u zhvendosën nga kalaja në kuadër të programeve të ruajtjes së trashëgimisë, çka uli ndjeshëm frekuentimin. Pas vitit 2003, xhamia u rihap herë pas here për faljet e së premtes, por nuk arriti të rifillojë shërbimet e plota për shkak të dëmtimeve strukturore dhe kufizimeve administrative.

Kreu i Departamentit të Antikiteteve dhe Trashëgimisë në Kirkuk, Raed Akla, tha se xhamia është e regjistruar si monument historik dhe kërkon restaurim të specializuar për të ruajtur karakterin e saj arkeologjik. Planet për rehabilitim janë në përgatitje, por varen nga sigurimi i fondeve dhe miratimeve zyrtare.

Për shumë banorë, rikthimi i Teravive në këtë xhami simbolizon ringjalljen e lidhjes me trashëgiminë historike të kalasë dhe forcimin e identitetit kulturor të qytetit. /mesazhi

Related posts

“Rol kritik dhe afatgjatë”- Trump dëshiron të ndërtojë një bazë të CIA-s në Venezuelën e pas-Maduros!

admin

Franca ndalon një anije cisternë që lundronte nga Rusia, Macron: E papranueshme të anashkalohen sanksionet

admin

​FSK realizon trajnim me ushtrinë kroate: Të gatshëm për sfida, të trajnuar për mision

admin